Protesta e dhunshme në Francë, reagon Mbappe

Franca ditët e fundit po përballet me protesta të dhunshme, të cilat filluan pas vrasjes së një 17-vjeçari, i cili u qëllua nga policia.
Rreth këtyre protestave, ka reaguar edhe ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili ka kërkuar që të ndalet dhuna, shkruan IndeksOnline.
“Dhuna nuk zgjidh asgjë, sidomos kur kthehet në mënyrë të pashmangshme kundër atyre që e shprehin atë.
Ashtu si të gjithë francezët, ne ishim të tronditur nga vdekja e të riut Nahel. Nuk mund të qëndronin të heshtur pasi kërkuan që oha e dhunës t’i lërë vendin asaj të zisë, dialogut dhe rindërtimit.”, ka shkruar Mbappe./IndeksOnline/