Schweinsteiger thotë se Guardiola e shkatërroi futbollin gjerman: Me të i humbëm vlerat!

Bastian Schweinsteiger , legjenda e kombëtares gjermane dhe Bayern Munich, ka akuzuar Pep Guardiolën si fajtor për krizën që po përjeton futbolli sot në vendin e tij.
Ish-ylli gjerman beson se ardhja e trajnerit spanjoll në skuadrën bavareze e ndryshoi futbollin gjerman në mënyrë negative dhe se Bundesliga nuk i frikëson më garat evropiane si në të kaluarën.
“Kur ai mbërriti në vend, të gjithë ishin të mendimit se ne duhej të luanim këtë lloj futbolli të fokusuar në pasimet e shkurtra , por ajo që ndodhi në fund ishte që humbëm vlerat tona. Mendoj se kombet e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak që vraponte gjithmonë deri në fund” ka thënë Schweinsteiger.
Kombëtarja gjermane ka gjithsej dy eliminime radhazi të Kupës së Botës në fazën e grupeve dhe në krizë janë edhe përfaqësueset e grupmoshave.
“Ne kemi humbur virtytet si shtet për shkak të futbollit të gabuar të Guardiolës. Kemi harruar të luajm futbollin tonë. Ne ishim më të fokusuar në kalimin e bukur të topit, por harruam rezultatet” ka thënë Bastian Schweinsteiger./Indeksonline/