Transferi i ri i Llapit “mall kinez”, paralajmëruan bombën e verës, Cobian vetëm 4 gola në karrierë

Skuadra e Llapit sot ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit meksikan, Jose Cobian.
24-vjeçari do të jetë përforcimi i radhës i Llapit, i cili vie nga skuadra Alacranes de Durango, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ditë më parë paralajmëroi transferimin e tij duke e cilësuar si ‘’bomba e verës’’, dhe si sulmuesi me vlerën më të lartyë në Superligëen e Kosovës.
Cobian sipas webfaqes, “Transfermarkt” vlerësohet rreth 500 mijë euro.
Por e vërteta në realitet është krejt ndryshe.
Meksikani ka nisur karrierën si profesionist në moshën 18 vjeçare te skuadra e Atlante në sezonin 2017/18.
Që nga ajo kohë, Cobian ka luajtur edhe për skuadrat e Naxaxam Pumas Tabasco, UNAM Pumas dhe Zacatecas Mineros, dhe në total ka bërë 70 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 4 gola.
Në sezonin e fundit me Alacranes de Durango kishte 16 paraqitje pa shënuar asnjë gol.
Cobian deri më tani në karrierë ka më së shumti kartonë të verdhë se sa gola, 10 në total./IndeksOnline/
