75 Mall Live Search
10:59 / E Diele, 23 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ten Hag: Ne duam të jemi skuadra më e mirë në botë

Manchester United pati një sezon relativisht të mirë vitin e kaluar.

”Djajtë e kuq” kanë fituar trofeun e Carabao Cup, ishte në finale të FA Cup ku u mposhtën nga Manchester City dhe përfunduan në vendin e tretë të Premier Ligës, shkruan IndeksOnline.

Por kjo si duket nuk i ka mjaftuar trajnerit Erik Ten Hag, i cili ka thënë se dëshron më shumë gjatë sezonit të ri.

United po qëndron aktulisht në Shtetet e Bashkuara për turneun e tyre parasezonal, ku tekniku holandez pret që skuadra e tij të niste nga sezoni i kaluar, për të cilin ai thotë se “nuk ishte mjaftueshëm i mirë”.

“Ne kemi themelet, kemi një bazë dhe mbi atë bazë, ne duhet të ndërtojmë, kështu që duhet të ngremë shiritin, sepse sezoni ishte në rregull, por ende nuk përputhej me standardet e Manchester United . Kështu që ne duhet të përmirësohemi, duhet të rritemi. E mira nuk është mjaft e mirë, ne duhet të bëjmë më mirë. Çfarë duam të jemi? Ne duam të jemi skuadra më e mirë e tranzicionit në botë. Duam të befasojmë, duam të luajmë dinamikë, duam të luajmë me shpejtësi, duam të luajmë agresivisht, nga një shpirt shumë i mirë ekipor, sepse ky është United.”, ka deklaruar Ten Hag./IndeksOnline/