75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është orari me të cilin do punojnë sportelet e Komunës së Prishtinës këto ditë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët se sportelet e Komunës së Prishtinës nesër më datë 29 dhjetor 2017 do të punojnë deri ne ora 14:00.

Ndërkaq nga data 30 dhjetor 2017 e deri më 3 janar 2018 sportelet e Komunës nuk punojnë, transmeton Indeksonline.

“Qytetarët që kanë nevojë për tërheqjen e certifikatave apo ekstrakteve personale, kanë mundësi ti marrin ato edhe gjatë ditëve festive nga E-Kiosku në objektin e vjetër të komunës dhe objektin e ri të komunës në Arbëri, të cilët do të jenë në funksion tërë kohën”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/