75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / LB

Lazios i arrin blerja e re, mesfushori i Juventusit

Lazio ka arritur edhe një blerje të bujshme. Pasi transferoi japonezin Camada, skuadra romake ka siguruar edhe shërbimet e Rovellas.

Mesfushori i Juventusit ka arritur sot në ambientet e Lazios ku pritet të bëhet prezantimi i tij gjatë ditës.

Mesfushori 21 vjeçar italian llogaritet me të ardhme të madhe në Itali ndërsa blerja e tij ka kushtuar rreth 17 milionë euro.

Rovella edicionin e kaluar ishte i huazuar te Monza./Indeksonline/