75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 18 Gusht 2023 / LB

Përfundon aksioni i Policisë në MINT, hetuesit marrin me vete material nga ministria e Rozeta Hajdarit

Ka përfunduar aksioni i Policisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Pas dy orësh kontrolli, hetuesit kanë marrë me vete material që ndërlidhet me hetimet për dyshimet për keqpërdorime në rezervat shtetërore.

Fillimisht janë arrestuar Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, ndërsa më pas hetuesit kanë marrë me vete material që ndërlidhet me këtë rast./Indeksonline/