75 Mall Live Search
19:27 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / Gj. Sh

Skuadra kosovare kalon në Main Round të Ligës së Kampionëve

Skuadra kosovare e Futsallit, Prishtina 01, ka përfunduar e para në grupet e Ligës së Kampionëve dhe ka kaluar në Main Round.

Në ndeshjen e fundit, bardhëkaltërit barazuan me skuadrës polake, Lubawa me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Golin për skuadrën e Prishtinës 01 e a shënuar Drilon Maxharraj.

Ky barazim vjen pas dy fitoreve bindëse ndaj skuadrës islandeze, Isbjorninn (11-1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5-1).

Pas këtij barazimi, Prishtina e mbyll Grupin D me 7 pikë, po aq sa KSC Lubawa, por me goldallim më të mirë, duke bërë që të jetë lider.
Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në ‘Main Raund’ me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor./IndeksOnline/