Milani me motive kampioni, e “shkel” Torinon

Milani po tregon se është një skuadër serioze në këtë fillim të kampionatit.
Rosonerët kanë mposhtur Torinon me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Pulisic në minutën e 33-të.
Tre minuta më vonë, Schuurs barazoi rezultatin, shkruan Indeksonline.
Milani u rikthye në fund të pjesës së parë me dy gola të shpejtë. Fillimisht shënoi Giroud nga pika e bardhë në minutën e 43-të e më pas Theo Hernandez në minutën e dytë shtesë.
Golin e katërt për Milanin e shënoi Giroud në minutën e 65-të.
Me këtë fitore, Milani është në vendin e parë me 6 pikë, aq sa ka edhe Verona derisa Torino mbetet me një pikë.
Javën tjetër, Milani e ka provën serioze ku do të përballet me Romën në “Olimpico”. /IndeksOnline/