75 Mall Live Search
13:49 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / L K

Njihuni me truprojen e Lionel Messit në Amerikë, ish-kampionin në sportet luftarake

Një truproje personale siguron Lionel Messin kudo që ndodhet. Bosi i Inter-Miami, David Beckham është përkujdesur që futbollistët më të mirë në rruzull ta bëj me truproje.

Yassine Chueko është emri i njeriut që ruan kampionin e botës në çdo hap.

Truproja e Messit ka përvetësuar teknikat luftarake të boksit dhe taekëondo-së duke e bërë mjaft të aftë në këtë lëmi, shkruan Indeksonline.

Chueko dikur ishte madje një ushtar në Irak dhe Afganistan për njësinë speciale të Marinës së SHBA-së.

Chueko e përcjellë Messi në çdo lëvizje edhe në ndeshjet në stadiume. Edhe pas ndeshjeve, ish-ushtari është gjithmonë aty dhe mbron Messin gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes ose në autobusin e ekipit, shkruan Indeksonline.

Madje thuhet se për të mbroojtur Messin dhe familjen e tij përkujdeset një staf prej 50 personash.

Prandaj, kolegët nga skuadra e Chuekos do të mbajnë një sy në familjen dhe miqtë e Messit, ndërsa ai i përkushtohet plotësisht sigurisë së futbollistit./Indeksonline/