Prishtina vazhdon kontratën me sulmuesin Leotrim Kryeziu

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me sulmeusin, Leotrim Kryeziu.
Ai ka vazhduar kontratën deri në qershor të vitit 2025, shkruan IndeksOnline.
“Sulmuesi Leotrim Kryeziu e ka vazhduar kontratën me klubin tonë deri në vitin 2025. FC Prishtina dhe Leo e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.Kryeziu pjesë e Prishtinës është që nga viti 2021, teksa me skuadrën tonë i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin tonë.”, thuhet në njoftimin e Prishtinës./IndeksOnline/