75 Mall Live Search
19:05 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / LB

Pamje/ Shpërthen zjarr i madh, digjet Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt në Gjakovë. Raportohet se zjarri ka shpërthyer në Muzeun e Muzikës në këtë qytet.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e IndeksOnline shihet se zjarri është i madh dhe zjarrfikësit po kryejnë punën e tyre.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë detaj për këtë rast.