75 Mall Live Search
18:15 / E Shtunë, 02 Shtator 2023 / C E

Muja dhe Daku entuziastë për ngjyrat kuqezi, ja mesazhet në rrjetet sociale

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy risitë e listës së trajnerit Sylvinho, për ndeshjet që Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, përkatësisht më 7 dhe 10 shtator.

Dy sulmuesit grumbullohen për herë të parë me kombëtaren kuqezi, teksa në rrjetet sociale nuk i kanë fshehur emocionet, duke rritur ndjeshëm entuziazmin, në prag të dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme për Shqipërinë.

Kështu Muja hodhi një video me disa nga momentet e tij më të mira në rrjetet e tij sociale, me tekstin ‘Eagle is coming – Shqiponja po vjen”, një sinjal i qartë që ishte gati për të veshur fanellën kuqezi.

Reagoi në rrjetet sociale edhe Mirlind Daku, që pas ndeshjes së Rubin Kazan ndaj Nizhny Novgorod, ku u mposhtën 2-1, shkroi: Rezultat zhgënjyes, por kemi edhe shumë ndeshje përpara. Tani është koha për flamurin më të bukur në botë.


Dy sulmuesit pritet të fluturojnë drejt Shqipërisë për t’u vënë në dispoziocion të trajnerit Sylvinho më 4 shtator në Tiranë dhe për të qenë gati për transfertën ndaj Çekisë më 7 shtator dhe sfidën vendimtare ndaj Polonisë më 10 shtator.