75 Mall Live Search
20:37 / E Diele, 03 Shtator 2023 / C E

E treta radhazi, Interi shënon fitore bindëse ndaj Fiorentinas

Interi ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti sonte Fiorentinan, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në elitën e futbollit italian.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” u mbyll me fitoren bindëse të vendasve – 4:0.

Marcus Thuram (23’), Lautaro Martinez (53, 73’) dhe Hakan Calhanoglu (58’) shënuan në fitoren e “Nerazzurrëve”.

Interi pas kësaj fitore ka nëntë pikë dhe tani është lider në tabelë, por me pikë të njëjta me rivalin lokal, Milanin.

Fiorentina është e teta me katër pikë.