Alexander-Arnold dhe Grealish largohen nga grumbullimi me Anglinë, të dy të lënduar

Jack Grealish dhe Trent Alexander-Arnold janë larguar nga skuadra e Anglisë për shkak të lëndimeve dhe shkalla e lëndimit të tyre po monitorohet nga skuadra mjekësore e Tre Luanëve
Dyshja ju bashkua Anglisë të hënën.
Grealish është lënduar në ije kurse Alexander – Arnold në kofshë, lëndime që do të bëjnë që ata mos të luajnë në dy ndeshjet e radhës së Tre Luanëve.
Alexander – Arnold e mori lëndimin në kofshë gjatë ndeshjes që Liverpool e fitoi me rezultat 3-0 kundër Aston Villas të dielën, e ku mbrojtësi u largua nga fusha kur kishin mbetur edhe 20 minuta deri në fund. Grealish nuk ishte i përfshirë fare në skuadër kur City e mposhti Fulhamin të dielën.
Skuadra e Gareth Southgate do të luajë dy ndeshje gjatë kësaj periudhe, duke filluar kualifikimet e Euro 2024 me një ndeshje kundër Ukrainës në Poloni të shtunën, dy mbrëmje pas do të përballem me Skocinë në Glasgoë, ndeshje kjo miqësore.
Derisa periudha e rikuperimit të sulmuesit të City është e panjohur, mësohet se mbrojtësi i djathtë i Liverpool do të mungojë dy javë dhe do të jetë i gatshëm të kthehet për ndeshjen e parë që Reds do të luan pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Dyshja do të humbasë dy ndeshje që konsiderohen çelës për Eurot, marrë parasysh se tani janë ndeshjet e fundit dhe mungesat mund të shkaktojnë mos ftesën për kampionatin që mbahet verën e ardhshme.