Praga vishet Kuq e Zi, kallet atmosfera para ndeshjes Çeki – Shqipëri (VIDEO)

Kanë mbetur më pak se dy orë nga fillimi i ndeshjes Çeki-Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian.
Djelmoshat e Sylvinhos nuk do të jenë vetëm në Pragë, pasi një grup i madh i tifozëve shqiptarë do të jenë në mbështetje të tyre, shkruan IndeksOnline.
Tifozat Kuq e Zi kanë pushtuar qytetin e Pragës, të veshur me fanella të Shqipërisë, rrugët jehojnë më këngën “Shqipëri o Nëna Ime”.
Ndeshja Çeki – Shqipëri, fillon nga ora 20:45./IndeksOnline/