Candreva pështyn ish-tifozët e tij [Video]
Antonio Candreva, mesfushori i Inter, ka bërë një gjest shumë të shëmtuar gjatë ndeshjes së luajtur sot me Lazio-n e mbyllur në barazim 0-0. Pasi ka kërkuar të rikuperojë një top, ai ka patur një debat me disa prej tifozëve. Ndoshta i zemëruar për ndonjë fjalë të tepërt që mund t’i jetë thënë, ai ka reaguar duke pështyrë në drejtim të tyre.