75 Mall Live Search
20:02 / E Martë, 12 Shtator 2023 / C E

Mbyllen 45 minutat e para në kryeqytet baras mes Kosovës U21 dhe Gjermanisë U21

Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën Kosovë U21- Gjermani U21.

Në 45 minutat e para gola nuk pati dhe u mbyll me rezultatin baras 0-0 dhe pa shumë raste shënimi.

Gjithsesi ka qenë një dominim i lehtë nga gjermanët si në posedim të topit ashtu edhe me disa gjysmë raste të krijuara për gol.

Rasti më i mirë në ndeshje iu tregua mysafirëve, kur Martel nga afërsia gjuajti mbi portë.

Krejt në fund të pjesës së parë edhe Andi Hoti rrezikoi për Kosovën, por gjuajta e tij me kokë shkoi jashtë portës.

45 minutat e para u mbyllen baras 0-0 me djelmoshat kosovarë që po luajnë një ndeshje me mjaftë kujdes.