75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / MSH

Komuna e Prishtinës nuk i fal shoferët e papërgjegjshëm, largon veturat e parkuara në trotuare

Komuna e Prishtinës ka vazhduar aksionin për heqjen e veturave nga trotuaret.

Drejtoria e Shërbimeve Publike sot ka implementuar këtë projekt, duke liruar trotuaret në rrugën “Gazmend Zajmi”.

“Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë” thuhet mes të tjerash në njoftim.

May be an image of 4 people and street

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Trotuaret nuk janë për vetura!

Sot në rrugën “Gazmend Zajmi”, po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë.

Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë.

May be an image of 1 person, car, street and road