75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

Gjermania pranë marrëveshjes me Louis Van Gaal

Gjermania është afër që të bëhet me selektor të ri. Louis Van Gaal pritet të jetë pasuesi i Hansi Flick.

Trajneri holandez ka nisur bisedimet me “pancerët” dhe gjasat për marrëveshje janë të mëdha.

Gjermania me në krye Rudi Voeller dje e mposhti Francën, por kjo fitore nuk do të pengoj ardhjen e Van Gaal.

Holandezi njihet për disiplinën e tij dhe duket se është personi i duhur për të përgatitur Die Mansschaft për Kampionatin Evropian në afat të shkurtër.

Emri i Nagelsmann ishte më i lakuari pas shkarkimit të Flick, por që Van Gaal është shumë më i lirë se trajneri gjerman.

Ikonat Bastiaan Schëeinsteiger dhe Philipp Lahm kanë dhënë fjalë të mëdha tek Federata Gjermane për punën e Van Gaal./Indeksonline/