75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / LB

Pamje/ Bedri Krasniqi bën një veprim pasi doli i pafajshëm sot në Gjykatë

Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga akuza për vrasjen e dy policëve në Shakovicë të Podujevës.

Trupi gjykues e shpalli Krasniqin të pafajshëm nga ky rast, në mungesë të provave.

E pasi dola nga Gjykata, Krasniqi iu drejtua me gishtin e madh, gazetarëve dhe të tjerëve prezent para Pallatit të Drejtësisë, në shenjë fitore, pasi u shpall i pafajshëm në këtë proces gjyqësor.

Krasniqi do të vazhdoj të vuajë burgun, pasi është i dënuar në dy procese tjera gjyqësore./IndeksOnline/