Dalin pamjet kur Gliha qorton ashpër Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll , mbrëm ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” u mposhtën nga Rumania me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, Edon Zhegrova bëri një deklaratë tronditësse, ku tha se ka disa probleme të brendshme në skuadër dhe kjo situat duhet të zgjidhet.
Ditën e sotme po qarkullon një video ku shihet selektori i Kosovës. Primoz Gliha, duke e qortuar ashpër Edon Zhegrovën.
Kjo besohet se është njëra nga arsyet se pse futbollisti i Lille, bëri deklaratën e mbrëmshme./IndeksOnline/