Zyrtare: Verrati transferohet te skuadra nga Katari

Tashmë edhe zyrtarisht, Marco Verrati është zyrtarizuar te skuadra Al Arabi në Katar.
Mesfushori italian ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Al Arabit, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Katari do të paguaj 45 milionë euro PSG-së për transferimin e 30 vjeçarit.
Verrati ishte pjesë e PSG-së që nga viti 2012, kur u transferua nga Pescara.
Ai bëri 416 paraqitjeve me fanellën e klubit francez, në të cilat ai shënoi 11 gola dhe bëri 61 asiste./IndeksOnline/