75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / Gj. Sh

Trepça deklason Bashkimin dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

KB Trepça është gjysëminalistja e dytë e Superkupës së Kosovës në Basketboll.

“Minatorët”, në çerekfinale mposhtën Bashkimin me rezultat të thellë 102:72, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 23 pikë, i ndjekur Isiah Ross, që shënoi 17 sosh.

Në anën tjetër te Bashkimi u dallua Grant Lozoya me 18 pikë dhe Erik Copes me 16.

Në gjysmëfinale Trepça do të përballet me Sigal Prishtinën, ndeshje e cila zhvillohet ditën e premte më fillim nga ora 17:00./IndeksOnline/