Peja mposht Prizrenin dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës

KB Peja është gjysëmfinalistja e tretë e Superkupës së Kosovës në Basketboll.
Kampioni i Kosovës sonte në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, mposhti KB Prizrenin me rezultatin 92:81, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar i cili shkëlqeu sonte ishte Justin Edler-Davis i Pejës, me 29 pikë të realizuara, ndërsa Lis Shoshi kontriboi me 15 sosh.
Te Prizreni u dallua Ivan Koljevic, që shënoi 18 pikë.
Peja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga përballja Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00./IndeksOnline/