Arrestohen katër futbollistë të Real Madridit, akuzohen për përhapjen e videove seksuale

Katër futbollistë të Real Madridit janë arrestuar dhe kanë dhënë deklarata në Gardën Civile për një rast të pretenduar të zbulimit të sekreteve të natyrës seksuale.
El Confidencial raportoi se një lojtar i Castilla dhe tre lojtarë të Real Madrid C, ishin të përfshir në përhapjen e videove seksuale, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetës e cila raportoi lajmin, deklaroi se tre lojtarë të rinj janë arrestuar dhe vuri në dukje se mund të përfshihen edhe disa lojtarë të tjerë, duke përfshirë edhe ekipin e parë.
Sipas El Confidencial, nëna e një të miture 16-vjeçare erdhi për të raportuar më 6 shtator se një nga të arrestuarit regjistroi një video seksuale të vajzës së saj dhe e përhapi atë . Ngjarjet do të kishin ndodhur në komunën Kanare të Moganit.
Të përfshirët janë arrestuar mëngjesin e sotëm dhe janë dërguar në komisariat për hetime. Arrestimi do të kishte ndodhur në Valdebebas, ku ishte e pranishme Garda Civile dhe ku lojtarët do të kryenin stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrave të tyre.
Ky lajm është konfirmuar edhe klubi i Real Madridit, ku kanë dal me një komunikat zyrtare.
“Real Madrid njofton se mësohet se një lojtar i Castilla dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë në Gardën Civile në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp.
Kur klubi të ketë njohuri të hollësishme për faktet, do të marrë masat e duhura.”, thuhet në komunikatën e Real Madridit./IndeksOnline/