Dy persona kacafyten në Pejë, njëri nga ta sulmohet brenda veturës së Policisë (Pamje)

Një përplasje fizike mes dy personave është parë mbrëmë vonë në Pejë. Gjithçka ndodhi rastësisht afër lagjes Fidanishte Pejë.
Për të shmangur më të keqen, Policia erdhi në vendin e ngjarjes brenda pak minutave.
Njëri nga të përfshirët në rast u arrestua.
Por, pala tjetër mori guximin që të sulmoj të arrestuarin brenda veturës së Policisë.
Për çudi, asnjë reagim i Policisë nuk shihet në këtë rast ndaj personi që shkaktoi këtë veprim brenda veturës zyrtare./Indeksonline/