75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 15 Shtator 2023 / L K

Nysrete Kumnova dorëzon kallëzim pendal ndaj Veljko Odalloviq

Nysrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e nënave” ka dorëzuar sot Kallëzim Pendal kundër Veljko Odalloviq.

Ish-kryetari i “Qarkut të Kosovës” aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur.

“Kam dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës Kallëzim Penal kundër Veljko Odalloviq.
Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte Kryetar i “Qarkut të Kosovës”, ndërsa aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjëgjësi për zbardhjen e tyre” thuhet në njoftimin e Kumnovës./Indeksonline/