75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / AR

Publikohet udhëzuesi mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, nëse nuk aplikoni objekti mund t’ju rrënohet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është përgatitur udhëzuesi mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili do t’i ndihmojë qytetarët me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerren për legalizimin e ndërtimeve.

Duke klikuar këtu, ju gjeni udhëzuesin dhe statistikat sipas muajve të legalizimit të ndërtimeve.

“Kujdes, nëse ju nuk aplikoni për legalizim të ndërtimit tuaj ju përfshiheni në LISTËN E RRËNIMIT. Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompenzim”, njofton Komuna.