Ministri Reçica uron qytetarët për ndërrimin e moteve
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë me rastin e ndërrimit të moteve.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe pak orë na ndajnë deri në ndërrimin e moteve. Përzemërsisht ju uroj një vit me shumë gëzime, shëndet e suksese për secilin prej jush! Planet dhe prioritetet tona për vitin 2018 janë të shumta dhe me mbështetjen tuaj dhe të gjithë partnerëve tanë, jam i bindur se të gjitha obligimet që i kemi vënë vetes do të përmbushen ashtu siç kemi premtuar. Gëzuar Vitin e Ri 2018! Përzemërsisht, SR”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në facebook./Indeksonline/