75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 24 Shtator 2023 / S Z

Haradinaj viziton familjen e policit të vrarë: Ashtu si dikur heronjtë në luftën për liri, ra hero në mbrojtje të paqes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e policit të vrarë sot nga bandat kriminale serbe në veri të vendit, Afrim Bunjaku.


Haradinaj ka thënë se Afrim Bunjaku ashtu si edhe heronjtë dikur, ra në mbrojtje të paqes e të sigurisë së qytetarëve.

“Qëndrova për ngushëllim në familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku, i cili ashtu si heronjtë dikur në luftën për liri, ra hero në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.