Kreu i MPB-së kërkon nga Serbia t’i dorëzojë gjashtë sulmuesit që po trajtohen në Novi Pazar (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e gjashtë sulmuesve të armatosur që janë duke u trajtuar në një spital në Novi Pazar.
“Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojë menjëherë autoriteve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”./IndeksOnline/