75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / L K

Shevchenko emërohet këshilltar i Zelenskyit

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin Andriy Shevchenko si këshilltar i pavarur i tij. Vendimi u bë i ditur me dekret presidencial në një takim që u zhvillua mbrëmë.

Ish-futbollisti ukrainas ka luajtur për Dynamo Kyiv, Milan dhe Chelsea. Nga viti 2016 deri në vitin 2021 ka qenë trajner i kombëtares së Ukrainës dhe gjithashtu ka titullin Hero i Ukrainës.

Për më tepër, ai është fitues i Topit të Artë si sulmuesi më i mirë i UEFA-s në vitin 2006./Indeksonline/