75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / L K

U lëndua rënda ndaj Ajax, skuadra holandeze del me njoftim për gjendjen shëndetësore të portierit

RK Waalwijk ka dalur me njoftimin e parë për gjendjen shëndetësore të portierit Vaessen.

Portieri holandez u lëndua rëndë të shtunën mbrëma në ndeshjen ndaj Ajax.

“Ne mund të raportojmë se portieri ynë Etienne Vaessen kaloi një natë të qetë dhe po vazhdon te rekuperohet. Tani është e rëndësishme që Etienne të jetë në gjendje të rekuperohet i sigurt dhe vëzhgohet me kujdes në orët dhe ditët në vijim. Prandaj do të dëshironim t’ju kërkojmë t’i jepni atij dhe familjes së tij kohën dhe pushimin e nevojshëm. Në emër të të gjithëve në klubin e Waalwijk, i urojmë shumë forcë Etienne dhe të gjithë njerëzve pranë tij. Shpresojmë ta shohim përsëri në klub së shpejti”,-deklaron skuadra holandeze./Indeksonline/