Dje shënoi në Conference League, sot merr ftesë nga Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës, sot ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit tetor, ndaj Andorës dhe Izraelit.
Selektori Primoz Griha, për këtë ndeshje ka futar edhe sulmuesin Shkelqim Vlladi, i cili po shkëlqen këtë sezon te skuadra zvicerane, Lugano, shkruan IndeksOnline.
23-vjeçari mbrëm ka shënuar gol në fitoren 3-2 të Luganos ndaj Besiktashit, në Conference League.
Vlladi deri më tani ka shënuar 3 gola në shtatë ndeshje të luajtura në Superligën e Zvicrës./IndeksOnline/