75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / C E

Me Giroudin portier, Milani merr kreun e Serie A

Milani ka shënaur fitore të rëndësishme dhe shumë të vështirë në udhëtim.

Rosonerët kanë mposhtur Genoan me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së tetë të Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Cristian Pulisic në minutën e 87-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e parë me 21 pikë, dy më shumë se Interi.

Në minutat shtesë të dy skuadrave iu larguan portierët me kartonë të kuq.

Për Milanin madje në portë u paraqit Giroud pasi që i kishte kryer të gjitha zëvendësimet. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore