Festë në shtëpinë e Genc Prelvukajt

Në shtëpinë e Genc Prelvukajt sot pati festë.
Vajza e tij dhe Eni Kocit, Adea, mbushi 1 vjet.
Në festën e ditëlindjes s’ka se si të mungonin familjarët e as suprizat.
Eni ka ndarë disa fotografi që nga portreti familjar e deri te torta dhe dekori i festës.
Ajo ka uruar me fjalet më të përzemërta të bijën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen e parë Adea ime !
Si sot një vit më pare ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty rilinda dhe unë. Kuptova që njeriu paska fuqi të dojë dikë përtej çdo limiti. Kuptova që prioriteti im prej asaj dite e deri në fund të jetës do jesh vetëm ti. Uroj të jem një shëmbull për ty dhe një udhëzuese sa më e mirë për të ardhmen tënde.
Mami dhe babi të duan më shumë se çdo gjë në botë dhe do jenë aty për ty në çdo hap, deri në frymën e fundit.
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime !” ka shkruar Eni.





