75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 15 Tetor 2023 / AR

Victoria Beckham nuk ka 1 unazë fejese, por 15 …

David dhe Victoria Beckham u martuan më 4 korrik të vitit 1999. Historia e tyre filloi shumë përpara kësaj dhe sot janë një prej çifteve më të konsoliduara të Hollivudit.

Një retrospektivë e dashurisë së tyre është bërë edhe në dokumentarin e ri të Netflix me titull Backham i cili shpalos karrierën e ish-yllit të fushave.

Një nga momentet më të përfolura në fillimet e lidhjes së tyre ishte kur Victoria Beckham u shfaq me gurin e vetëm në dorë. David Beckham i propozoi asaj në janar të vitit 1998. Por burime pranë çiftit thonë se ish-anëtarja e Spice Girls ka një koleksion të plotë të unazave të fejesës që shkon në plot 15.

Unaza që Davidi i dha asaj në vitin 1998 nuk i qëndroi shumë në dorën e saj. Ajo u pasua nga një unazë diamanti që gjithashtu nuk i qëndroi në gishta për më shumë se 6 muaj.

Në vitin 2013 mori një unazë smeraldi. Një vit më vonë në ditëlindjen e saj të 40-të, David Beckham i dhuroi asaj një unazë ngjyrë rozë. Në vitin 2005-2006 2007 rriti me një koleksionin e saj dhe e njëjta gjë ndodhi në 2 vitet pasardhëse dhe numri vazhdoi të rritej. Blerja e saj e fundit në koleksion u shtua 5 vjet më parë, në vitin 2018.

1998

2001

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2010

2015

2015

2016

2018