Liverpuli i pamëshirshëm, e ”shkel” Toulousen

Liverpuli po tregon se është një prej favoriteve për ta fituar Europa Leaguen këtë sezon.
Redsat sonte shënuan fitore bindës në shtëpi ndaj skuadrës së Toulouse, me rezultat 5-1, shkruan IndeksOnline.
Diogo Jota e hapi serinë e golave në minutën e 9-të.
Pas shtatë minutave, Tolouse barazoi rezultatin me golin e Thijs Dallingas.
Liverpuli shënoi edhe dy gola të shpejtë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me rezultat 3-1.
Wataru Endo dhe Darwin Nunez shënuan në minutat 30′ dhe 34′.
Rayan Gravenberch shënoi golin e katërt në minutën e 65-të, ndërsa Salah e vulosi rezultatin përfundimtar 5-1, në minutën 90+3.
Me këtë fitore Liverpuli mbetet lidere e Grupit E, me 9 pikë në tre ndeshje, ndërsa Toulouse renditet në vendin e tretë me 4 pikë./IndeksOnline/