Të shtunën edhe “El Clasico” e Kosovës në basketboll

E shtunë, ora 16:00. Të gjithë adhuruesit e basketbollit të Kosovës do të kenë sytë tek “El Clasico” mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Ky derbi vjen në një moment shumë të veçantë, pasi të dy skuadrat janë në top formë. Bardhekaltrit kanë katër fitore e një humbje, kurse pejanët numërojnë pesë fitore në pesë ndeshje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.
Verdhezinjtë janë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion të elitës së basketbollit. Përballjet ndërmjet Prishtinës dhe Pejës kanë qenë gjithmonë interesante, e kështu pritet të jetë edhe të shtunën.
Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të shohin një spektakël të basketbollit, ndërsa atmosfera në këso sfida ka qenë gjithmonë ‘elektrizuese’. Java 6-Prince Caffe Superliga E shtunë 16:00 Sigal Prishtina – Peja 19:00 Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni E diel 17:00 Istogu – Vëllaznimi 19:00 Bashkimi – Trepça.