75 Mall Live Search
12:08 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / kutia

Padrejtësia ndaj Njësisë më elitare të Policisë, NJSI (FIT) dhe njësive tjera… të korrigjohet gabimi ndaj tyre!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka prezantuar dje  shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Qeveria e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës. “Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë.

Ndërsa, që nga hyrja në fuqi e ligjit të pagave në sektorin publik me 5 shkurt 2023, operatoreve të NjSI-së ju është  zvogëluar paga duke ju hequr shtesa për punë të veçantë prej 100 eurosh dhe mos pagesës së rrezikshmërisë që më herët është paguar 215€.

E, tash futemi në muajin e 9-të prej kur ka filluar të zbatohet ky ligj. Më datën  27.10.2023 ekzekutivi publikon vendimin ku rrezikshmërinë për pjesëtarët e njësisë më elitare në Policinë e Kosovës të  NjSI-së e cakton 150€.

Kësisoj, ky propozim cilësohet si degradim kur barazohet me Njësi të tjera.

Pra, sa është paguar një operator i NjSI-së dhe sa paguhet tani?. Keni dy vendimet njeri para hyrjes në fuqi te ligjit te pagave dhe tjetri pasi ky ligj ka filluar te zbatohet.

Kujtojmë se operatoret e njësisë NJSI (FIT) tash e një kohë të gjatë punojnë me orare të tej zgjatura jashtë çdo norme e rregulle e duke ju shkelur te gjitha te drejtat dhe për orët shtesë paguhen me rrogën baze të ligjit te ri që është 619€.

Ata kanë orë qe kanë kaluar mbi një vite e nuk janë paguar. Po ashtu ka raste kur angazhohen me ditë, javë e muaj pa pushime me një orar sa 4 here një shërbyes në zyrë dhe asnjëherë nuk kanë hezituar dhe kanë shërbyer me një motiv e moral te lartë për arsye se shërbimi ndaj vendit në këtë kohë ka qenë i shenjtë.

Për rezultatet e punës e din brenda dhe jashtë Policisë sepse operacionet qe ka kryer NJSI (FIT) kanë tejkaluar edhe operacionet policore.

Në shumë opinione të ndryshme të qytetarëve të Republikës është shpresa që Qeveria Kurti të korrigjojë vendimin e gabuar.

Shtesa për pune te veçantë 100 € nga viti 2010 e tash është hequr dhe rrezikshmerin nga 215 është zvogëluar në 150, kësisoj duke u barazuar edhe më njësite më të thjeshta të PK-së. /Indeksonline/