75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / L K

Prishtina e pafat, në grup me Benfikën dhe një gjigant tjetër evropian

Prishtina 01 nuk ka patur fat në grupin e Elite Round të Champions League në futsall.

Skuadra prishtinase do të jetë pjesë e grupit B bashkë me gjigantë evropian si Benfika e Portugalisë dhe Kairat e Kazakistanit.

Pjesë e këtij grupi do të jetë edhe skuadra e Dobovec nga Sllovenia.

Ndeshjet do të luhen nga 28 nëntor deri me 3 dhjetor në Prishtinë./Indeksonline/