75 Mall Live Search
15:11 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Dukagjini i rikthehet fitoreve, vazhdon kriza e Dritës

Dukagjini i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina, mposhti në shtëpi Dritën, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Blerind Morina.

Futbollisti shqiptar u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Dukagjini ngritet në vendin e pestë në tabelë me 17-pikë.

Në anën tjetër, Drita e cila nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 22 pikë./IndeksOnline/