75 Mall Live Search
16:56 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Shtatë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Anglisë

Maqedonia e Veriut gjatë muajit nëntor do të luaj dy ndeshje mjaftë të rëndësishme.

Kombëtarja maqedonase do të përballet me Italinë dhe Anglinë, duke kërkuar kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, i cili mbaahet në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Selektori, Blagoja Milevski, për këto dy ndeshje të rëndësishme, ka ftuar shtatë futbollistë me preardhje shqiptare.

Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci janë futbollsitët që janë në listën e të ftuarve.

Maqedonia e Veriut do të luaj më 17 nëntor në udhëtim ndaj Italisë, ndërsa pas tre ditëve e pret kombëtaren e Anglisë në Shkup./IndeksOnline/