75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Sylvinho për suksesin e Shqipërisë: Lojtarët besuan, dhanë zemrën dhe shpirtin në fushë

Shqipëria luan dy ndeshjet e fundit kualifikuese në muajin nëntor teksa kuqezinjve udhëtojnë fillimisht në transfertë ndaj Moldavisë më datë 17 nëntor ndërsa tre ditë më pas presin në Air Albanian, Ishujt Faroe.

Shqipërisë i duhet një pikë për t’u kualifikuar matematikisht në Euro 2024 teksa në vigjilje të grumbullimit për dy sfidat e radhës në konferencë për shtyp foli trajneri Sylvinho. Braziliani u “ngacmua” edhe rreth së ardhmes së tij, por theksoi se për momentin është totalisht i përqendruar te Shqipëria dhe objektivi për t’u kualifikuar në Europian.

E ardhmja, ndoshta në një klub- “Po jetojmë një moment të bukur të gjithë. Mendja jonë është te ndeshja, jemi të përqëndruar aty. Duam të shkojmë në Europian, është mirë për vendin, njerëzit. Duhet një sforco e fundit për në Europian.

Pastaj jeta e një trajneri nuk është e lehtë. E ardhmja është aty, por nuk e mendoj për momentin. Jam i kënaqur me punën te Shqipëria. Kur erdha këtu m’u desh katër javë të ambientohesha, të kuptoja njerëzit. Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës”.