75 Mall Live Search
08:17 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / MSH

Përleshen yjet e NBA, në mes të ndeshjes

Një e papritur ka ndodhur që në fillim të ndeshjes Minnesota Timberwolves – Golden State Warriors.

Vetëm 1 minut e 43 sekonda pasi filloi ndeshja, basketbollistët e të dy ekipeve u përfshin në sherr.

Gjithçka filloi kur Jaden McDaniels dhe Klay Thompson u kapen mes vete.

Sherrin e vijoi Draymond Green, i cili e kapi për fyti Rudy Gobert, raporton Indeksonline.

Image

Ndonëse kanë ndërhyrë gjyqtarët dhe lojtarët e tjerë, ishte shumë e vështirë të ndërprehej sherri.

Të shokuar ishin tifozët që po ndiqnin ndeshjen në “Chase Center”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 104-101.

Më poshtë pamje.