75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Slovakia fiton ndaj Islandës dhe siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian

Slovakia ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Kombëtarja e Slovakisë sonte ka fituar ndaj Islandës me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Islanda ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Orri Oskarsson në minutën e 17-të.

Slovakia arriti ta përmbys rezultatin qysh në pjesën e parë.

Juraj Kucka barazoi shifrat në minutën e 30-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Ondrej Duda u tregua i sakt nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Lukas Haraslin shënoi dy gola të shpejtë në minutat 47 dhe 55, duke quar rezultatin në 4-1.

Kjet çka arriti Islanda deri në fund të ndeshjes ishte ta ngushtonte rezultatin me golin e Andri Gudjohnsen, në minutën e 74-të.

Kjo fitore i siguron vendin e dytë Slovakisë në Grupin J, me 19 pikë, duke siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian./IndeksOnline/