Ka interesim nga Arabia Saudite, Fernandes tregon të ardhmen e tij

Bruno Fernandez është një prej futbollistëve të kërkuar nga skuadrat arabe.
Futbollisti portugez po shkëlqen me Manchester Unitedin, dhe kjo ka bërë që të marr oferta të shumta nga Arabia Saudite, shkruan IndeksOnline.
Fernades ka folur për këto oferta dhe të ardhmen e tij, duke thënë se është i lumtur dhe i fokusuar te Manchester United.
“Jam i lumtur këtu ku jam, jam i fokusuar te Man United. Unë nuk i shikoj thashethemet dhe gjithashtu nuk u kushtoj vëmendje atyre. Sot është shumë e lehtë të përhapësh thashetheme në shtyp. Preferoj të përqendrohem në objektivat e mia.”, deklaroi Fernandes./IndeksOnline/