75 Mall Live Search
15:57 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Piloti i McLaren përplaset pasi humbi kontrollin e makinës, përfundon në spital

Padysihim një nga garat më të shumëpritura, të këtij Botërori të Formula 1 ishte dhe “Çmimi i Madh i Las Vegasit”, garë e cila pritej me padurim nga adhuruesit e këtij sporti, mirëpo përveç triumfit të Max Verstappen dhe të skuderisë Red Bull, gjatë garës pati edhe momente tmerri.

“Ylli” i skuderisë McLaren, Lando Norris  humbi kontrollin e makinës në xhiron e katërt, teksa kreu një aksident horror, me makinën që humbi kontrollin në hyrje të kthehesës, duke u ngulur me barrierat anësore.

Menjëherë pas përplasjes, 24-vjeçari u dërgua me emergjencë në spital, megjithatë për fatin e  tij të mirë ai nuk kishte pësuar asnjë dëmtim serioz e gjithashtu nuk krijoi asnjë problem as për pilotët e tjerë.