Trippieri largohet nga kampi i Anglisë

Mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Kieran Trippier, është larguar nga kampi i Përfaqësueses së Anglisë, që të hënën ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut.
Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar të dielën se 33-vjeçari do të mungojë për duelin e radhës për shkak të “çështjeve personale”.
Lajmin për kthimin e tij në skuadër e ka konfirmuar edhe klubi i Premier Leagues angleze. Anglia është e kualifikuar tashmë në Evropianin 2024.
E ka fituar Grupin C me 19 pikë nga shtatë ndeshje. Anglia mposhti Maltën të premten, ndërsa Trippieri luajti në tërë ndeshjen. Ndeshja e radhës për Newcastlen do të jetë kundër Chelseat të shtunën, më 25 nëntor.